Kriza energjetike, ME themeloi Komitetin Teknik Emergjent

Ekonomi

Kriza energjetike, ME themeloi Komitetin Teknik Emergjent

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Duke u bazuar në situatën energjetike në Kosovë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë vendim për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent (KTE) që përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë.

Në mbledhjen e parë, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që me qëllim të mbulimit të konsumit për situatën e krijuar me energji, KEK t’i ofrojë KEDS-it energjinë e siguruar, sipas kushteve të parapara në Marrëveshjen për Furnizim me Shumicë MFSH.

Ndryshe, Komiteti Teknik Emergjent përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS), Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO).

Komiteti ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat