​Përfaqësuesit e KOSTT-it thonë se do ti zbatojnë rekomandimet auditorit

Ekonomi

​Përfaqësuesit e KOSTT-it thonë se do ti zbatojnë rekomandimet auditorit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 12:55
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performancës të ndërmarrjes publike KOSTT.

Krahas të gjeturave, Arben Selimi nga Zyra e Kombëtare e Auditimit gjatë raportimit në komision, ka thënë se KOSTT-i nuk ka zbatuar projektet me prioritet mbi 20 milionë euro, derisa sipas tij kjo kompani ka realizuar projekte të tjera që nuk kanë qenë në priorotet.

Megjithatë ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi ka pranuar të gjeturat e raportit të fundit nga ZKA-së për ndryshimin e listës së prioriteteve, me arsyetimin e kërkesave specifike.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti theksoi se janë të përkushtuar në përmbushjen dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga auditori.

Mehmeti tha se disa të gjetura janë adresuar edhe në prokurori. Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto-ndërto.

Deputeti nga AAK Pal Lekaj ka kërkuar nga KOSTT që të gjitha të gjeturat të përmirësohen dhe adresohen. Deputeti Lekaj ka kërkuar po ashtu përgjegjësi edhe për ngecjen e investimeve nëpër nën stacione. Një prej të gjeturave të tjera nga auditori është avancimi dhe emërimi i disa zyrtarëve të KOSTT pa procedura konkurruese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat