​Nesër mbahet konferenca rajonale “Promovimi i investimeve rajonale”

Ekonomi

​Nesër mbahet konferenca rajonale “Promovimi i investimeve rajonale”

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:53
Ky event do të mbledhë përfaqësues të institucioneve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Odën Ekonomike të Malit të Zi (PKCG) do të organizojnë sot konferencën rajonale “Promovimi i investimeve rajonale”.

Gjatë konferencës janë të parapara tri panele diskutuese me përfaqësues nga tri shtetet, ku do të diskutohet për rëndësinë e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhjen me tregun e punës, ofertat e të bërit biznes që ka Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe këndvështrimi që kanë odat ekonomike për këto tema.

Ky event do të mbledhë përfaqësues të institucioneve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, partnerë e organizata vendore e ndërkombëtare, dhe përfaqësues të bizneseve nga të tri vendet.

Konferenca zhvillohet në kuadër të implementimit të projektit rajonal nga Western Balkans Fund dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Konferenca rajonale “Promovimi i investimeve rajonale” mbahet sot me fillim në ora 11:00 në Hotel International Prishtina në kryeqytetin e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat