​Dedaj: Kosova po bëhet vazhdimisht atraktive për tërheqjen e intestitorëve të huaj

Ekonomi

​Dedaj: Kosova po bëhet vazhdimisht atraktive për tërheqjen e intestitorëve të huaj

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:45
Foto nga vendngjarja

Në panelin e dytë të konferencës rajonale, me temë: “Çfarë ofron Kosova dhe vendet e rajonit për investitorët?”, Zef Dedaj drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) theksoi se Kosova po bëhet vazhdimisht më aktraktive për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Sipas Dedajt në periudhën janar-qershor të këtij viti 39 për qind janë më të larta investimet e huaja se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Dedaj tha se deri në fund të vitit pritet të arrijnë deri 1 miliard euro investimet e huaja në Kosovë.

Në këtë konferencë rajonale ku po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, partnerë e organizata vendore e ndërkombëtare, dhe përfaqësues të bizneseve nga të tri vendet, Dedaj tha se Kosova ka taksat më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit.

Në këtë panel, edhe Dragana Shofranac, menaxhere e Projektit në Odën Ekonomike të Malit të Zi tha se shteti tyre ka taksa favorizuese për investime të huaja.

Sipas saj në sektorin e turizmit ka klimë të favorshme për investime në Mal të Zi.

Edin Fakic udhëheqës i sektorit për kujdes për klientë dhe investitorë në Maqedoninë e Veriut, tha se në shtetin e tij ka rritje të investimeve të huaja për shkak të një imazhi të mirë dhe lehtësirave të shumta.

Për këtë ka inkurajuar Kosovën dhe Shqipërinë për të marrë shembull klimën e favorshme të krijuar nga Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat