​Kosova vazhdon të përballet me çmime të larta të derivateve

Ekonomi

​Kosova vazhdon të përballet me çmime të larta të derivateve

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës 1.41 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.73 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Pavarësisht zbritjes së dukshme të çmimit të derivateve të naftës në botë, çmimi i naftës në Kosovë gjatë javëve të fundit ka shënuar vlera rekorde. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat