Nga mesi i marsit do të ketë rënie të theksuar të derivateve të naftës

Ekonomi

Nga mesi i marsit do të ketë rënie të theksuar të derivateve të naftës

Më: 27 janar 2023 Në ora: 00:28
Ilustrim

Çmimi i derivateve dy ditët e fundit në Kosovë ka shënuar rritje.

Ngritja e çmimit të naftës po vie si shkak i luftës në Ukrainë.

Por si qëndron situata me çmimet e derivateve aktualisht në Kosovë, media ka kontaktuar kreun e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Berjani ka thënë se  çmimi i Dizellit në Kosovë varion nga është 1,47 deri në 1,60 cent, ndërsa Benzina nga 1,32 deri në 1,40 cent për litër.

“Çmimet janë të ndryshme në pika karburanti dhe qytetarët e kanë mundësinë me zgjedh se ku të furnizohen. Aktualisht çmimi i Dizellit  varion nga 1,47 deri në 1,60 cent ndërsa 1,32 cent deri në 1,40 cent për litër Benzina”, u shpreh Berjani.

Berjani ka thënë se stabilitet pritet të ketë nga mesi i muajit mars në çmimet e derivateve.

“Dy ditë më parë ka pasur rritje të çmimit të naftës por sot ka rënie 2,3 cent më shumë domethënë që po ka lëvizje të lehtë në tregun ndërkombëtarë dhe është duke reflektuar edhe tek ne. Nga sot ka rënie të çmimit të naftës. Tre ditët në vijim pritët të ketë ulje të çmimit ndërsa nga mesi i muajit mars pritet të ketë stabilizim të tregut dhe do të ketë një rënie në mënyrë të theksuar”, u shpreh Berjani.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte miratuar një udhëzim administrativ me të cilin përcaktohej çmimi maksimal i lejuar për derivatet e naftës.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari kishte deklaruar se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat