​Ministrat e Bujqësisë së Kosovës dhe Francës dakordohen për bashkëpunim

Ekonomi

​Ministrat e Bujqësisë së Kosovës dhe Francës dakordohen për bashkëpunim

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 23:44
Foto nga vendngjarja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me ftesë të homologut të tij francez, Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Marc Fesneau, po qëndron për vizitë zyrtare në Paris, me rastin e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë - #SIA2023.

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se me këtë rast, ministrat e dy vendeve zhvilluan një takim të frytshëm, ku u dakorduan që bashkëpunimin mes dy shteteve ta zyrtarizojnë edhe përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave rreth dixhitalizimit të sektorit bujqësor, ngritjeve të kapaciteteve në blegtori dhe verëtari.

“Në anën e tij, në hapjen e panairit #SIA2023, Ministri francez i Bujqësisë dhe Ushqimit, Marc Fesnneau para të pranishmëve parafrazoi duke thënë se “Për ta vlerësuar qeverinë e një vendi, duhet parë se sa afër ajo iu qëndron fermerëve!". Theksojmë, se gjatë ditës Ministri i BPZhR-së, Faton Peci zhvilloi takime me figura të larta zyrtare, si Ministrin e Bujqësisë së Luksemburgut, deputetë të Parlamentit Francez e atij Evropian, si dhe udhëheqës së dy Instituteve Bujqësore më me në zë në Evropë”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, Ministri Peci e ftoi Ministrin Fesneau që në të ardhmen ta vizitoj Kosovën dhe ta shohë nga afër potencialin që ka vendi ynë për zhvillim të sektorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat