ATK, realizoi 149.3 milionë euro të hyra për dy muaj

Ekonomi

ATK, realizoi 149.3 milionë euro të hyra për dy muaj

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:51

Të hyrat tatimore të Administratës Tatimore (ATK) të Kosovës edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro.

 Nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shohim se kemi rritje  për 24.4 milionë euro apo 19.6%, thuhet në njoftimin e ATK-së.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës  E-Deklarimit.

Po ashtu,  ATK është këtu që t’i trajtoj dhe t’i inicioj të gjitha rastet, të cilat qytetarët dhe tatimpaguesit i raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat