Ministri Peci: PPD 2023 u dedikohet bujqve që punojnë tokën

Ekonomi

Ministri Peci: PPD 2023 u dedikohet bujqve që punojnë tokën

Më: 17 prill 2023 Në ora: 15:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës vizitoi fermerët Gazmend dhe Ridvan Emini nga fshati Ribar i Vogël i komunës së Lipjanit, të cilët konsiderohen shembull pozitiv i kontributit për atdheun, pasi gjithë investimin nga puna në mërgim e kanë investuar në Kosovë, duke ngritur fermën në të cilën mbarështojnë e rrisin nga 150 deri në 400 viça për majmëri.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci i përgëzoi vëllezërit Emini për punën dhe kontributin e tyre dhe të njëjtit i njoftoi me risitë e Programit për Pagësa Direkte për këtë vit, duke thënë: “Duhet ta theksojmë se Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2023, përmes Udhëzimit Administrativ qartëson dedikimin e këtyre mjeteve financiare për bujqit që punojnë tokën, edhe në rastet kur atë tokë e marrin me qira. Thënë ndryshe mbështetja financiare është e dedikuar për bujqit që investojnë djersë e mund e jo për pronarët e tokave / qiradhënësit”, theksoi Ministri Peci.

Ajo çka i veçon Gazmendin e Ridvanin në këtë aktivitet blegtor është vendimi që së bashku nga Zvicra, të investojnë në vendlindje me një infrastrukturë të kompletuar bujqësore, në shtallë moderne sipas standardeve e mekanizëm bujqësor.

Krahas aktiviteteve në fermë, njëherit kultivojnë rreth 100 hektarë me grurë e misër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat