​Hajdari: “Tregu i Përbashkët” i rëndësishëm për qasjen e bizneseve në tregjet e BE-së

Ekonomi

​Hajdari: “Tregu i Përbashkët” i rëndësishëm për qasjen e bizneseve në tregjet e BE-së

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se përfshirja e Kosovës në programin e BE-së “Tregu i Përbashkët” është shumë e rëndësishëm për vendin.

Ministrja Hajdari tha se ky treg është në vlerë 4.2 miliardë euro dhe do t'iu shërbejë bizneseve të Kosovës edhe qasje në tregje të Bashkimit Evropian (BE).

"Përmes këtij programi, bizneset do të jenë përfituese të mjeteve vetanake dhe mund të ndërveprojnë me biznese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian", tha ajo.

Në anën tjetër, Hajdari tha se gjatë mandatit të saj ka pasur edhe rritje të investitorëve të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat