Ministri Murati: Çmimet e produkteve kanë filluar t’i kthehen normalitetit

Ekonomi

Ministri Murati: Çmimet e produkteve kanë filluar t’i kthehen normalitetit

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:44
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin ishte disa muaj më parë.

Postimi i Muratit:

Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë.
Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera.

Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg.

Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët.

Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat