​"Nga ne për ju", hapet panairi i grave në agrobiznes

Ekonomi

​"Nga ne për ju", hapet panairi i grave në agrobiznes

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:12
Panairi i grave në agrobiznes

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, është hapur panairi i grave në agrobiznes. Me moton “Nga ne për ju", gratë për dy ditë do të ekspozojnë produkte të ndryshme për shijim.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi tha se ky panair ka për qëllim rritjen e mundësive për gratë.

"Ne si Ministri e Bujqësisë dhe si Qeveri e konsiderojmë shumë të rendësishëm rolin e gruas në shoqëri, prandaj kemi marrë shumë hapa në promovimin e rolit të gruas dhe forcimin e rolit të saj sidomos në bujqësi", tha Demelezi.

Në panairin që do të zgjasë dy ditë do të ekspozohen rreth 25 agrobiznese të udhëhequra nga gratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat