Kadrijaj: Qeveria kryeneçe po e dëmton Kosovën

Ekonomi

Kadrijaj: Qeveria kryeneçe po e dëmton Kosovën

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 09:27
Mustafë Kadrijaj

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj ka thënë se sanksionet e vendosura ndaj Kosovës po e ulin imazhin e kësaj të fundit.

Jo, vetëm për nga ana e diplomacisë por edhe për nga ana e të bërit biznes.

“Masat që janë vendos ndaj Kosovës përveç që e kanë ul imazhin e Kosovës nga ana e diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare sidomos me Bashkimin Evropian, njëherit besoj që në vazhdimësi është edhe pjesa ekonomike. Po ashtu ka humbur imazhin për nga ana e biznes bërjes për faktin se investitorët e jashtëm tani e shohin Kosovën si një ekonomi gri, si një ekonomi të zezë të një vendi i cili ka masa dhe në këtë drejtim Kosova po humb çdo ditë, dhe në këtë drejtim koston kush do ta merr, e merr ekonomia e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.

Sipas tij Qeveria kryeneçe për t’i kënaqur apetitet e veta, po e dëmton perspektivën e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës nuk është duke marrë parasysh as ndikimin nga faktori i brendshëm e as nga faktori i jashtëm, pra deri më tani kemi një qeveri kryeneçe e cila për apetitet e veta dhe në fakt duke tentuar ti kënaq disa militantë po e dëmton perspektiven e Kosovës nga ana ekonomike , por besoj që dëmi që do t’i shkaktohet vendit edhe tani edhe në të ardhmen është nga ana ekonomike”, është shprehur ai.

Në korrik të këtij viti Kosova është njoftuar se nuk do të jetë pjesë e një programi financues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë eurosh, ndryshe nga katër shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Për mospërfilljen e kërkesave për uljen e tensioneve, SHBA-ja ka ndërmarrë, po ashtu, masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke e përjashtuar atë nga një stërvitje e madhe ndërkombëtare, e njohur si “Defender Europe 2023”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat