MINT ka pranuar mbi 100 ankesa të qytetarëve ndaj operatorëve kabllor

Ekonomi

MINT ka pranuar mbi 100 ankesa të qytetarëve ndaj operatorëve kabllor

Më: 7 janar 2024 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) thotë se është duke i përcjellë me shqetësim ankesat e shumta të qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë në Republikën e Kosovës, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve.

Kjo ministri thotë se Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT, vetëm gjatë ditëve të fundit, ka pranuar mbi 100 ankesa të natyrës së njëjtë, të cilat i ka proceduar me prioritet për trajtim të mëtejmë nga institucionet gjegjëse.

MINT, përmes një komunikate për media, thotë se i siguron qytetarët se brenda afateve ligjore, përmes institucioneve përgjegjëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjeve përkatëse në fuqi.

"Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbeten maksimalisht të përkushtuar për t’i mbrojtur të drejtat e konsumatorit, ku i ftojnë qytetarët që ankesat t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: [email protected]”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat