Ministri Peci: Sektori i pyjeve ka shënuar progresin më të madh

Ekonomi

Ministri Peci: Sektori i pyjeve ka shënuar progresin më të madh

Më: 21 mars 2025 Në ora: 13:18
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se sektori i pyjeve në katër vitet e fundit ka shënuar progresin më të madh.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve me temën “Pyjet dhe ushqimi”, ministri Peci tha se ky nuk është vlerësim i tij, por është vlerësim ndërkombëtar.

“Për një periudhë 12 vjeçare menaxhimi i pyjeve, posaçërisht parandalimi i prerjes së pyjeve ka qenë përgjegjësi prej nivelit qendror në atë lokal, mirëpo sikur komunat nuk e kanë pasur prioritet mbrojtjen e pyjeve.

Tanimë prej që ka hyrë ligji në fuqi, menaxhimi është pjesë e institucioneve qendrore. Përveç  strategjisë, planeve të veprimit e task-forcës për parandalimin e prerjeve ilegale, sektori i pyjeve duhet parë edhe në aspektin e fushëveprimtarisë dhe ndikimit që e ka. Mbi 40 për qind e territorit në Kosovë është me pyje dhe kjo është një pasuri dhe trashëgimi, të cilën unë e them se jemi vetëm shfrytëzues të përkohshëm, andaj historia do të na gjykojë se si do t’ia lëmë brezit të ardhshëm”, tha ministri Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat