Murati në konferencë të përbashkët me zv/presidentin e Bankës Botërore për financim dhe zhvillim

Ekonomi

Murati në konferencë të përbashkët me zv/presidentin e Bankës Botërore për financim dhe zhvillim

Më: 24 mars 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Ministria e Financave dhe Banka Botërore do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri Hekuran Murati dhe Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.

“Ju ftojmë të merrni pjesë sot në Konferencën e Përbashkët për Media, e organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Banka Botërore. Në këtë ngjarje, mediave me fjalë rasti do ju drejtohen Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, si dhe Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Z. Akihiko Nishio.

Konferenca do të mbahet sot, më 24 mars, në orën 10:45, në Objektin e Qeverisë, Salla P-32.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat