​ATK arkëton më shumë të hyra në pesë muajt e parë të vitit 2025

Ekonomi

​ATK arkëton më shumë të hyra në pesë muajt e parë të vitit 2025

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë pesë muajve të parë 2025 ka mbledhur gjithsej 460.4 milionë euro të hyra tatimore ose 10.6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë 2024.

Sipas ATK-së, ky rezultat dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm ndaj forcimit të sistemit tatimor, rritjes së formalizimit të ekonomisë, dhe rritjes së transparencës dhe profesionalizmit institucional, raporton KosovaPress.

ATK shpreh përkushtimin për forcimin e integritetit dhe transparencës, duke ofruar mbështetje profesionale për të gjithë tatimpaguesit, pasi që zbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë është thelbësor në rrugëtimin drejt një administrate më të fuqishme dhe më të besueshme.

Gjithashtu, ATK falënderon tatimpaguesit që përmbushin detyrimet e tyre me korrektësi, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e përgjithshme të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat