“Super lajm”/ Ministri Murati: Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt

Ekonomi

“Super lajm”/ Ministri Murati: Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2025 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë një lajm të jashtëzakonshëm: Kosova është larguar nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti e Bankës Botërore. Pas më shumë se 15 vitesh si shtet anëtar, ky hap përfaqëson një arritje të rëndësishme drejt konsolidimit institucional dhe ekonomik të vendit.

“Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet, duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike,” deklaroi Murati përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas tij, largimi nga kjo listë do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe rrit ndjeshëm besueshmërinë e investitorëve të huaj.

Postimi i plotë:

Super lajm! 🌟

Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.

Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë.

Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj.

Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK.

Patjetër që falënderim i veçantë shkon për të gjithë që janë angazhuar drejt kësaj arritjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat