Rafuna e ambasadori i Luksemburgut diskutojnë për mbështetjen e bizneseve

Ekonomi

Rafuna e ambasadori i Luksemburgut diskutojnë për mbështetjen e bizneseve

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 14:36
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna me ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz,

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të OEK , biseda u fokusua në zhvillimin e sektorit privat, ndihmën për bizneset vendore dhe krijimin e mundësive të reja.

“Rafuna falënderoi ambasadorin Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj ekonomisë së Kosovës dhe për partneritetin me OEK në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të bizneseve”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se të dyja palët u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të projekteve të përbashkëta të OEK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat