Rritet çmimi i betonit në Kosovë, pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të banesave

Ekonomi

Rritet çmimi i betonit në Kosovë, pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të banesave

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Çmimi i betonit në tregun kosovar ka pësuar një rritje të re.

Disa kompani kanë njoftuar rritjen e çmimit për metër kub.

Rritjen e çmimit e kanë arsyetuar me rritjen e kostos së lëndës së parë, shtrenjtimin e energjisë dhe transportit.

Rritja e çmimit të betonit pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të banesave.

Ndërtimtarët kanë paralajmëruar se edhe çmimi i armaturës pritet të shënojë rritje gjatë këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat