Kurtishaj shkruan për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, thotë se çmimet e biletave mbeten të ulëta

Ekonomi

Kurtishaj shkruan për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, thotë se çmimet e biletave mbeten të ulëta

Më: 8 mars 2026 Në ora: 10:25
Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se përkundër rritjes së çmimit të derivateve, çmimet e biletave vazhdojnë të mbeten shumë të ulëta dhe shpesh nën nivelin real të kostos së shërbimit.

Kjo, sipas Kurtishajt, krijon një situatë të paqëndrueshme për sektorin dhe rrezikon cilësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e transportit rrugor ndërkombëtar te udhëtarëve.

“Në vend që të ketë një qasje të koordinuar për të mbrojtur sektorin dhe për të vendosur standarde të qëndrueshme të çmimeve, shpesh dominojnë konkurrenca e pakoordinuar dhe heshtja institucionale”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postim i plotë:

Nafta po rritet çdo dite biletat mbeten të lira? Një paradoks në transportin ndërkombëtar te udhetarve me autobus nga Kosova

Në një kohë kur çmimi i naftës në Kosovë po rritet vazhdimisht dhe në disa raste ka arritur deri rreth 1.55 € për litër sot e ne vendet e BE 2.1, duke u rritur brenda një periudhe tre ditore edhe për mbi 25 cent per liter, kostoja e transportit rrugor po bëhet gjithnjë e më e lartë për kompanitë transportuese thuja e pa berballueshme.

Megjithatë, përkundër kësaj rritjeje të vazhdueshme të kostove operative, në shumë linja të transportit ndërkombëtar me autobus nga Kosova çmimet e biletave vazhdojnë të mbeten shumë të ulëta dhe shpesh nën nivelin real të kostos së shërbimit.

Kjo krijon një situatë të paqëndrueshme për sektorin dhe rrezikon cilësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e transportit rrugor nderkombetar te udhetarve.

Transporti rrugor i udhetarve me autobus është një nga shtyllat kryesore të udhetimit apo mobilitetit të qytetarëve dhe diasporës.

Çdo rritje e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt në kostot e operimit të autobusëve, mirëmbajtjen e flotës, pagat e punëtorëve dhe shoferëve, investimet në siguri dhe shërbim më cilësor.

Por ajo që shqetëson edhe më shumë është mungesa e reagimit dhe veprimit të shoqates se transportit rrugor të udhetarve me aubouse.

Në vend që të ketë një qasje të koordinuar për të mbrojtur sektorin dhe për të vendosur standarde të qëndrueshme të çmimeve, shpesh dominojnë konkurrenca e pakoordinuar dhe heshtja institucionale.

Nëse trendi i rritjes së kostove vazhdon ndërsa çmimet e biletave mbeten artificialisht të ulëta, pasojat mund të jenë, dobësimi i sektorit të transportit, presion financiar mbi kompanitë,ulje e cilësisë së shërbimeve për udhëtarët.

Është koha për reflektim dhe veprim.

Transporti rrugor nuk është vetëm biznes ,

por eshte industri, eshte infrastrukturë jetike për ekonominë dhe lidhjen e Kosovës me diasporen.

Prandaj, është e domosdoshme që shoqata e transportuesve dhe operatorët e sektorit privat të reagojnë me kohë, të bashkëpunojnë dhe të krijojnë politika më të qëndrueshme të çmimeve, të cilat balancojnë interesin e udhëtarëve me realitetin e kostove të transportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat