Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Ekonomi

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Më: 4 prill 2026 Në ora: 15:02
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren në transport, me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në treg.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë më 3 prill 2026 dhe ka hyrë në fuqi sot, më 4 prill.

Bazuar në të dhënat aktuale, janë përcaktuar edhe çmimet maksimale të lejuara:

Nafta, e importuar me 1.77 euro për litër, mund të shitet deri në 1.91 euro për litër.

Benzina, e importuar me 1.30 euro për litër, mund të shitet deri në 1.44 euro për litër.

Vendimi përcakton gjithashtu marzhat maksimale tregtare:

Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër

Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër

Ministrja ka bërë të ditur se do të ketë mbikëqyrje të shtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin e Tregut, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë vendimin, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për çdo shkelje, përfshirë edhe ndëshkime retroaktive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat