Anëtari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka ngritur shqetësimin për barrën reale që qytetarët e Kosovës përballojnë në raport me çmimin e naftës, duke e krahasuar atë me standardin në Gjermania.
Sipas tij, ndonëse shpesh argumentohet se çmimi i naftës në Gjermani është më i lartë, realiteti ekonomik tregon një pasqyrë krejt tjetër kur merret parasysh fuqia blerëse.
Rukiqi thekson se në Gjermani paga mesatare neto mujore arrin rreth 2,900 euro, ndërsa një litër naftë kushton rreth 2.11 euro, që përbën vetëm 0.07% të të ardhurave mujore.
Në anën tjetër, në Kosova, paga mesatare neto është rreth 639 euro, ndërsa çmimi i një litri naftë arrin në 1.82 euro, duke përbërë 0.28% të pagës mujore.
“Shkurt e shqip, një qytetar në Kosovë paguan katër herë më shumë për naftën sesa një gjerman – jo për shkak të çmimit nominal, por për shkak të të ardhurave shumë më të ulëta”, thekson ai.
Ky krahasim, sipas Rukiqit, nxjerr në pah dallimin e madh në standardin jetësor dhe fuqinë blerëse mes dy vendeve, duke rikthyer në vëmendje sfidat ekonomike me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.