Ekzekutohen pagesat për veteranët dhe pensionet familjare në Kosovë

Ekonomi

Ekzekutohen pagesat për veteranët dhe pensionet familjare në Kosovë

Më: 20 prill 2026 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për disa prej skemave sociale dhe kategorive përfituese në Kosovë.

Sipas njoftimit, pagesat janë realizuar për veteranët e luftës, pensionet e parakohshme të ndërmarrjes “Trepça” si dhe për pensionet familjare.

Nga të dhënat zyrtare, përfitues të skemës së veteranëve janë gjithsej 39,034 persona, ndërsa nga pensionet e parakohshme të “Trepça Sh.A.” përfitojnë 813 persona.

Po ashtu, sipas ministrisë, 2,409 qytetarë janë përfitues të pensionit familjar.

“Janë ekzekutuar pagesat për skemat përkatëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë, duke theksuar se procesi është realizuar në përputhje me obligimet institucionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat