Bie çmimi i naftës pas lajmit për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

Ekonomi

Bie çmimi i naftës pas lajmit për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 08:38
Ilustrim

Çmimi i naftës ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, në 83.82 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas ishte 80.95 dollarë për fuçi, duke rënë me 4.63%.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet.“Anijet e botës, ndizni motorët,” shkroi ai, duke shtuar “le të rrjedhë nafta!”

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve! Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta!”, ka pohuar lideri amerikan.

Të dyja palët kanë shpallur përfundimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe në Liban, sipas kryeministrit të Pakistanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat