100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Ekonomi

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 10:09
100 euro

Punëtorët e sektorit privat sot pritet ti gëzojnë mjetet në shumën prej 100 eurove.

Kjo është konfirmuar nga zv. i Ministrisë së Financave, Hysni Mehani.

“E keni parë postimin e Ministrit, po sot pritet të ekzekutohen mjetet” ka thënë Mehani.

Por a do të ketë mundësi të aplikojë edhe njëherë në rast të ndonjë gabimi përsëri një person?

Për këtë Mehani ka një përgjigje.

“Po të gjithë ata që kanë bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit do të kenë mundësi të aplikojnë përsëri, janë komisionet të cilat i trajtojnë këto raste” thotë Mehani.

Më 22.05.2026, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon për përballje me inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.

Pakoja parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, si dhe 100 euro për studentët aktivë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat