Tre blloqe të KEK-ut jashtë prodhimit, A3, A5 dhe B1 nuk prodhojnë energji

Ekonomi

Tre blloqe të KEK-ut jashtë prodhimit, A3, A5 dhe B1 nuk prodhojnë energji

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 17:14
Fotoilustrim

Blloqet A3, A5 dhe B1 të termocentralit rezultojnë pa prodhim gjatë ditës së sotme.

Situata vjen në një periudhë të sezonit kur kërkesa për energji mbetet e lartë.

Ndërsa ndërprerja e prodhimit në tri njësi njëkohësisht bie ndesh me deklarimet e vazhdueshme se KEK-u ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese për të përballuar nevojat e vendit.

Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar lidhur me arsyet pse blloqet A3, A5 dhe B1 nuk janë në prodhim, si dhe kur pritet rikthimi i tyre në operim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat