Nisën punimet për rritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesën sociale

Ekonomi

Nisën punimet për rritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesën sociale

Më: 25 maj 2026 Në ora: 07:20
Ilustrim

Projekti i FKEE-së synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe kursimin e energjisë në ndërtesat shumë-banesore sociale

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka organizuar sot ceremoninë e përurimit të punimeve në ndërtesën shumë-banesore sociale në Istog, në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Ndërtesat Shumë-Banesore Sociale”.

Ceremonia është mbajtur te banesat pranë parkut në Istog.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të FKEE-së, institucioneve lokale dhe banorëve përfitues të projektit.

Ky projekt synon rritjen e efiçiencës së energjisë, uljen e konsumit energjetik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e ndërtesave sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat