Në Prishtinë mbahet Panairi “Gratë në Biznes”

Ekonomi

Në Prishtinë mbahet Panairi “Gratë në Biznes”

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 09:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizon sot Panairin “Gratë në Biznes”.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe ministrja në detyrë e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila.

Panairi mbahet duke filluar nga ora 11:00 në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe synon promovimin e ndërmarrësisë së grave, fuqizimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë.

Poashtu edhe krijimin e mundësive për bashkëpunim dhe rrjetëzim ndërmjet ndërmarrëseve, institucioneve dhe partnerëve të biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat