​BE shtyn për tri vjet rregullat më të rrepta për importet e naftës dhe gazit

Ekonomi

​BE shtyn për tri vjet rregullat më të rrepta për importet e naftës dhe gazit

Më: 22 tetor 2026 Në ora: 16:04
Ilustrim

Parlamenti Evropian ka votuar për një shtyrje prej tre vitesh në zbatimin e rregullave që lidhen me emetimet e metanit për importet e naftës dhe gazit.

Ky vendim vjen pas presionit nga disa qeveri, përfshirë Francën dhe Shtetet e Bashkuara.

Propozimi e zgjat afatin për importuesit e naftës bruto, gazit natyror dhe qymyrit deri më 31 maj 2031.

Deri në atë datë, ata duhet të dëshmojnë se kontratat e tyre të furnizimit, të lidhura ose të rinovuar pas 4 gushtit 2024, mbulojnë vetëm lëndë djegëse që i nënshtrohen masave të monitorimit, raportimit dhe verifikimit, të barasvlershme me ato në BE, shpjeguan ligjvënësit në një deklaratë zyrtare.

Metani është shkaktari i dytë më i madh i ndryshimeve klimatike, i tejkaluar vetëm nga dyoksidi i karbonit.

Pas votimit në Parlament, do të zhvillohen negociata midis ligjvënësve dhe qeverive të shteteve anëtare për të rënë dakord mbi versionin përfundimtar të legjislacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat