Për shkak të talljes, fshati austriak Fucking ndryshon emrin në Fugging

Evropë

Për shkak të talljes, fshati austriak Fucking ndryshon emrin në Fugging

Nga: B.S. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:45
Ilustrim

Banorët e fshatit austriak të Fucking-ut kanë vendosur të riemërtojnë vendin e tyre Fugging, me shpresë se emri i fshatit nuk do të jetë më objekt i talljes, njoftojnë autoritetet lokale.

"Këshilli bashkiak ka vendosur të riemërtojë fshatin Fucking në Fugging që nga 1 janari 2021," tha Andrea Holzner, kryetari i bashkisë së Tarsdorfit, në përbërje të të cilit do të jetë Fuggingu i ardhshëm.

Ky vend me rreth 100 vendas rreth 350 kilometra në lindje të Vjenës ka qenë objekt talljeje për vite me rradhë.

Shakaxhinj të ndryshëm vinin për të bërë fotografi pranë tabelës në hyrje të fshatit Fucking, emri i të cilit në anglisht ka një kuptim të pahijshëm. Më vonë, këto foto përfundonin në rrjetet sociale me komente të ndryshme.

Në të kaluarën, nuk kishte shumicë për të ndryshuar emrin, vetëm për ndryshim ishin vetëm vendasit që jetonin pranë shenjës në hyrje të atij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat