Vajza qëndroi 7 orë mbi veturë, për ta përshëndetur nënën në spital

Evropë

Vajza qëndroi 7 orë mbi veturë, për ta përshëndetur nënën në spital

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:36
Vajza qëndroi 7 orë mbi veturë

Kjo foto është shkrepur në Como të Italisë, ku ka protagoniste një vajzë e cila qëndroi me orë të tëra në këmbë, mbi kabinën e veturës, duke parë dritaren e spitalit ku ishte e shtruar nëna e saj me shpresën për të përshëndetur.

Fotoja – e shkrepur nga Salvatore Amura, i cili banonte përballë spitalit – tregon shpresën që ka vajza për të parë nënën, e cila ndodhet në izolim në një nga pavionet e Covid në spitalin Valuce në Como, një nga zonat më të prekura nga covidi.

“Në këtë situatë ndodh të shohësh familjarë dhe miq të cilët përpiqen të përshëndesin njërëzit e tyre, t’i bëjnë ata t’i ndjejnë afër, kjo është një fotografi që e bën zemrën të ndjejë.

Vajza qëndronte aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite, momenti kur unë bëra foton. Shpresoj që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit”, ishin fjalët e Salvadores në postimin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat