Shërbyesi i mbretëreshës së Anglisë e pranon të ketë vjedhur gjësende në vlerë mbi 110 mijë euro nga pallati mbretëror

Evropë

Shërbyesi i mbretëreshës së Anglisë e pranon të ketë vjedhur gjësende në vlerë mbi 110 mijë euro nga pallati mbretëror

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:17
Adamo Canto

Një shërbyes i mbretëreshës së Anglisë e pranoi në gjykatë të kishte vjedhur gjësende në vlerë mbi 110 mijë euro nga pallati mbretëror, raporton “DailyMail”.

Adamo Canto, 37 vjeç, vodhi një medalje që i përkiste ish nën admiralit të marinës zotri Anthony Johnstone-Burt, padronit të shtëpisë së Mbretëreshës dhe e shiti në eBay për rreth 380 euro.

Ai gjithashtu vodhi edhe një medalje tjetër që i përkiste gjeneralit major Matthew Sykes, që shërbeu në familjen mbretërore deri në vitin 2010.

Image

Ai vodhi edhe gjëra të tjera si fotografitë e princit William me autograf dhe një album të fotove të bëra gjatë një banketi mbretërorë që ishte mbajtur gjatë vizitës së Donald Trump dhe e kishte shitur në eBay për 1,600 euro.

Mendohet të jenë vjedhur rreth 77 gjësende nga pallati.

37 nga gjësendet janë shitur në eBay në vlerë totale rreth8 mijë euro, që do të thotë jashtëzakonisht nën vlerën e tyre të vërtetë.

Edhe pse një vendim nuk është marrë akoma, mendohet se ai do të përballet me burgim për këtë krim.

Image

Ai kishte vjedhur gjithashtu nga dhomat e zhveshjes, pra gjësende të stafit tjetër.

Jo gjithë gjërat e vjedhura janë rimarrë nga pallati mbretëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat