Foto prekëse nga dhoma e spitalit, çifti i 90-vjeçarëve fiton betejën me COVID-19

Evropë

Foto prekëse nga dhoma e spitalit, çifti i 90-vjeçarëve fiton betejën me COVID-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Çifti në Itali të cilët mundën virusin

Dorën për dore edhe në një shtrat spitali. Kjo është fotoja e një çifti në Itali të cilët mundën virusin e tmerrshëm COVID-19.

Fotoja e Ivo Landi dhe Livia Arrighini, 93 dhe 88 vjeç të shkaktuar në repartin covid u publikua nga djali i tyre.

“Kur infermierët më dërguan foton e babait dhe nënës duke shtrënguar duart e njëri tjetrit u emocionova shumë, nuk arrija ta besoja.

Kjo është prova që prindërit tanë kanë një temperament shumë të fortë dhe një dashuri të madhe për njëri-tjetrin, një dashuri që mund të mposhtë edhe koronavirusin”-ka thënë Andrea, djali i çiftit të moshuar.

I pari që u infektua me Covid-19 ishte 90-vjecari i cili vuan nga diabeti dhe probleme me zemrën. Për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre Ivo shtrohet në spital. Mjeket nuk i kishin dhënë shumë shpresa për të jetuar.

“Situata nuk ishte aspak e mire dhe mjekët na lanë të kuptojmë që nuk do të ia hidhte. Por fatmirësisht ai u bë më mirë dhe doli nga spitali. Por pak më vonë ai pësoi një hemorragji dhe u shtua sërish në spital dhe fatmirësisht e kaloi dhe fazën e dytë. Ndërsa nëna e prekur nga covid-19 pësoi një ishemi por edhe ajo si babai e kaloi fatmirësisht. Nëna u shtua në një dhomë me babanë dhe tani janë të dy drejt shërimit”-ka thënë djali i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat