“Me lot në sy”: Ministri britanik shfaqet i emocionuar derisa sheh të moshuarën që po merrte vaksinën kundër COVID-19

Evropë

“Me lot në sy”: Ministri britanik shfaqet i emocionuar derisa sheh të moshuarën që po merrte vaksinën kundër COVID-19

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:31
Matt Hancock

Veshur me një bluzë me ‘Gëzuar Krishtlindjet’, zonja Margaret Keenan, e njohur si ‘Maggie’ për miqtë dhe familjen, mund të shihej duke buzëqeshur nën maskën e saj ndërsa infermierja May Parsons në University Hospital Coventry & Warwickshire i injektoi asaj vaksinën për COVID-19.

Zonja Keenan, e cila bëhet 91-vjeçe javën e ardhshme, është një ish-asistente e dyqaneve të argjendarive që doli në pension vetëm katër vjet më parë.

Ajo ka një vajzë, një djalë dhe katër nipër e mbesa.

Ajo tha: ‘Unë ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër COVID-19, është dhurata më e mirë e ditëlindjes sepse do të thotë që më në fund mund të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi në Vitin e Ri”.

Në një lëvizje të parë botërore, që shefat e autoriteteve shëndetësore shpresojnë të shënojë ‘hapin e parë në rrugën e kthimit drejt normalitetit’, mijëra britanikë do të përveshin mëngët e tyre dhe të marrin një vaksinë të Pfizer, e cila është 95 për qind efektive.

Dhe Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha se ai kishte lot në sy ndërsa shikonte zonjën Keenan duke marrë vaksinën pas një viti 2020 të zymtë

Sipas tij, ngjarja e sotme shënon fillimin e ‘fushatës më të madhe të vaksinave në historinë e Mbretërisë së Bashkuar’:

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se ai shpreson që banorët e shtëpive të kujdesit të fillojnë të vaksinohen para Krishtlindjeve.

Gjithsesi, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë t’u binden kufizimeve të vendosura për shkak të coronavirusit, pavarësisht përdorimit të një vaksine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat