Rastet me koronavirus, Gjermania mund të hyjë në “karantinë të fortë” që nga 27 dhjetori

Evropë

Rastet me koronavirus, Gjermania mund të hyjë në “karantinë të fortë” që nga 27 dhjetori

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:19
Angela Merkel

Autoritetet në Gjermani po konsiderojnë të vendosin masa karantine të fortë duke filluar që nga 27 dhjetori.

Kështu, nëse do ato do të futeshin në funksion, vetëm supermarketet do të lejoheshin të punojnë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas raportimit të mediave, ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane Angela Merkel të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me COVID-19, sipas raportit.

Gjithsesi, nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e takimit.

Ndryshe, deri të hënën Gjermania ka konfirmuar mbi 1,1 milion raste me coronavirus, përfshirë 18,919 vdekje, sipas Institutit Robert Koch.

Se Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, e ka bërë të ditur edhe të hënën kancelarja Merkel, derisa iu është drejtuar anëtarëve të partisë së saj Demokristiane (CDU), shkruan DW.

“Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës”, u citua të ketë thënë ndër tjerash Merkel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat