COVID-19/ Një lule do të jetë simboli i fushatës së vaksinave në Itali, arsyeja

Evropë

COVID-19/ Një lule do të jetë simboli i fushatës së vaksinave në Itali, arsyeja

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:05
Itali

Do të jetë një lule, një aguliçe, simboli i fushatës së vaksinave anti kovide që do të fillojë në mes të janarit në Itali.

Simboli u prezantua nga arkitekti Stefano Boeri - i cili e krijoi atë - gjatë një konference shtypi me Komisionerin për urgjencën Domenico Arcuri.

"Italia rilind me një lule" është parulla që shoqëron simbolin dhe që do të jetë e pranishme gjatë gjithë fushatës. 

Image

"Kjo ide e një aguliçe për të na ndihmuar të dalim nga një dimër i errët është mesazhi që ne duam të japim - tha Boeri - lulja është shenja e fillimit të pranverës, një simbol i qetësisë dhe rilindjes".

"Ne jemi duke punuar pa u lodhur që vaksinimi të fillojë nga mesi i janarit", konfirmoi Komisioneri Arcuri në një konferencë shtypi, duke përsëritur se të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit shëndetësorë.

 "Numri i njerëzve që do të vaksinohen në rajone të ndryshme do të vendoset së fundmi" shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat