Një coronavirus i ri po përhapet me shpejtësi të madhe në Britani, thotë sekretari i shëndetësisë

Evropë

Një coronavirus i ri po përhapet me shpejtësi të madhe në Britani, thotë sekretari i shëndetësisë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Matt Hancock

Një “variant i ri” i coronavirusit është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ky virus besohet se po  përhapet shpejtë në Jug-Lindje të vendit”, ka thënë sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock.

Përhapja po rritet më shpejt se varianti ekzistues, me mbi një mijë raste deri më tani, shtoi Hancock, raporton skynews.

Ka pasur raporte të variantit të ri në 60 zona të autoritetit lokal, dhe besohet se është i ngjashëm me atë të gjetur në vendet e tjera gjatë muajve të fundit.

Hancock u tha deputetëve se aktualisht nuk ka “asgjë për të sugjeruar” që ky variant ka më shumë të ngjarë të shkaktojë simptoma serioze, duke shtuar se nuk ka shumë të ngjarë që ajo të mos i përgjigjet një vaksine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat