Zjen në Mal të Zi: Sot debatohet për ligjin që ndau shtetin, paralajmërohen protesta masovike

Evropë

Zjen në Mal të Zi: Sot debatohet për ligjin që ndau shtetin, paralajmërohen protesta masovike

Nga: D.G. Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:22
"Patirotet e Malit të Zi" në protesta (arkiv)

Të hënën, parlamenti malazes do të fillojë debatin për ndryshimet në ligjin e diskutueshëm mbi lirinë fetare të përgatitur nga qeveria e re nën ndikimin e Kishës ortodokse serbe.

"Organizatat patriotike malazeze" bënë thirrje për protestë, duke pretenduar se thesari kulturor malazez po i dorëzohet Kishës Ortodokse Serbe.

Qeveria e mëparshme malazeze, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, miratoi një ligj mbi lirinë e fesë saktësisht një vit më parë, i cili rregullon pronësinë e pasurisë fetare. Së shpejti filluan protestat masive, të drejtuara nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS), e cila pretendoi se qëllimi i ligjit ishte "rrëmbimi i pronës së saj në Mali të Zi". Mu këto protesta, sipas analistëve, shkaktuan humbjen e parë në zgjehdje të Milo Gjukanoviqit dhe ndërrimit të parë të pushtetit në Mal të Zi në tri dekadat e fundit.

Një nga lëvizjet e para të qeverisë së re është të ndryshojë atë ligj dhe të fshijë pjesët që u kundërshtuan nga Kisha Ortodokse Serbe, i cili u dërgua në procedurën parlamentare me procedurë urgjente dhe i cila nuk kërkon një debat publik.

Autoritetet e reja malazeze pretendojnë se ligji mbi lirinë e fesë, me ndryshimet që ata propozojnë, do të jetë një ligj liberal, praktik dhe evropian dhe se për herë të parë të gjitha komunitetet do të jenë pjesë e një "rendi të vetëm ligjor".

Duuhet përkujtuar se të njëjtat ndryshime iu ofruan KOS-it dy javë para zgjedhjeve parlamentare nga Milo Gjukanoviqi dhe kryeministri i atëhershëm Dushko Markoviq, por që ato u refuzuan nga Metropoliti i ndjerë i KOS-it në Mali të Zi Amfilohije.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit, Ivan Vukoviq, kryetari i Podgoricës, paralajmëroi se ata që mbështesin ndryshimet në Ligjin për Lirinë e Fesë në parlamentin malazes nesër do të "votojnë për atë që manastiret e Cetinjes dhe Ostrogut, manastiret Moraça dhe Gjurgjevi Stupovi dhe qindra faltore të tjera malazeze t'i dhurohen Kishës Ortodokse Serbe, të formuar në një shtet tjetër shekuj pasi ishin ndërtuar, me qëllim përhapjen e mendimit kombëtar serb ".

"Organizatat Patriotike Malazeze", grup i organizatave të ndryshme që mbështesnin politikat e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit gjatë protestave kësaj vjeshtë, u bënë thirrje të gjithë atyre që mbështetën pavarësinë e Malit të Zi në 2006 të mblidhen para parlamentit të Malit të Zi në mesditën e së hënës.

Në thirrje për protestë, ata thanë se përgjegjësia ndaj shtetit malazes nuk i lejon patriotët të ulen në shtëpi ndërsa qeveria e re dhe ligjvënësit "transkriptojnë thesaret kulturore malazeze dhe historinë malazeze në Kishën Serbe dhe Serbinë".

"Përgjegjësia për shëndetin e çdo qenieje njerëzore na detyron të respektojmë masat epidemiologjike, kështu që nesër - me përgjegjësi, me maskë në fytyrë dhe distancë fizike, ne do të tregojmë distancën e civilizimit nga ata që me shitjen e Malit të Zi na detyruan të mbrojmë atdheun tonë të vetëm në rrethana të tilla", thuhet në shpalljen e patriotëve malazezë.

Ministri i mrendshëm malazes Sergej Sekuloviq u ka bërë thirrje qytetarëve të heqin dorë nga tubimi masiv i sotshëm dhe të shprehin pikëpamjet e tyre politike përmes formave që respektojnë masat shëndetësore.

Ai paralajmëroi që policia do të veprojë në mënyrë parandaluese "por nëse do të jetë e nevojshme do të marrë masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe paqen e qëndrueshme publike dhe për të mbrojtur sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi."

"Jam i sigurt se, si shoqëri, do të tregojmë pjekuri dhe do të shmangim situata të incidenteve që nuk ndihmojnë askënd," tha Sekuloviq.

Tubimet politike nga qeveria dhe opozita gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit çuan në situatë katastrofike epidemiologjike në Mal të Zi, i cili renditej midis vendeve udhëheqëse të botës në numrin e infeksioneve të koronavirusit për 100,000 banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat