Analisti grek Papadopulos “Serbë, mos iu frikësoni Vuçiqit, ai është kukull dhe i neveritshëm, merrni Beogradin dhe bien tradhtarët”

Evropë

Analisti grek Papadopulos “Serbë, mos iu frikësoni Vuçiqit, ai është kukull dhe i neveritshëm, merrni Beogradin dhe bien tradhtarët”

Nga: F.B Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Serbë nuk ka arsye të i frikësoheni Vuçiqit. Në fund të fundit ai nuk është udhëheqësi juaj = liderët tuaj kolonial janë në Uashington, Londër edhe Bruksel. Vuçiq është kukull dhe budalla i neveritshëm. Ai nuk ka talent as si politikan as si njeri. Vuçiq është pa vlerë” ka thënë në serinë e publikimeve drejtuar serbëve analisti britanik me prejardhje greke Markus Papadopulos, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Markus Papadopulos, themelues i revistës dymuajshe “Politics First", njihet për qasjen e tij direkt në problemet politike.

I preokupuar me ndodhitë në regjionin e Ballkanit dhe Evropën jug-lindore, Papadopulos pa “qime në gjuhë” demaskon elitat politike që janë vënë në shërbim kolonial të vendeve perëndimore.

“Serbët si edhe Vuçiq e Brnabiç janë vetëm kukulla, Po ashtu të tillët si Vuçiq e Brnabiç janë plotësisht të privuar nga inteligjenca dhe talenti dhe janë qenie të neveritshme. Fjala “monstrum” nuk mundet as për së afërmi të përshkruajë Brnabiçin” tha Papadopulos.

Papadopulos ka porosi për popullin serb si të arrij lirinë:

“Serbë, statusi juaj kolonial është i brishtë edhe pse ekziston qe 20 vjet. Me marrjen e kontrollit në rrugë në Beograd edhe qytetet tjera të Serbisë, liria do të vijë në Serbi dhe atëherë tradhtarët do bien në duar të njerëzve” konsideron ai.

Të përkujtojmë se Padopulos në shtator ka deklaruar se marrëveshja e Uashingtonit, që ka nënshkruar Vuçiq i shërben qëllimeve të politikës së jashtme amerikane, izraelite, projektit Shqipëria e Madhe dhe llogarive bankare të elitës tradhtare serbe.

“Vuçiq është kukull thjeshtë si edhe elita serbe! Punon atë që i thonë zotërinjtë perëndimor posaçërisht amerikanët edhe britanikët. Pra, Vuçiq nuk ka asnjë rëndësi në udhëheqjen e Serbisë – njëjtë vlen edhe për Brnabiç, që sikur Vuçiq është nxënës i Toni Bler. Perëndimi në mesin e shumë tradhtarëve serb me të cilët disponon zgjedh cili duhet të udhëheq Serbinë në emrin e tyre” - tha Papadopulos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat