Zhduket pa gjurmë 17-vjeçarja, babai: Ishte lidhur me një burrë disa vjet më të madh, dyshoj se...

Evropë

Zhduket pa gjurmë 17-vjeçarja, babai: Ishte lidhur me një burrë disa vjet më të madh, dyshoj se...

Më: 9 janar 2021 Në ora: 07:09
Maya Papadopoulou

Autoritetet e Policisë së Heraklion, në Kretë janë vënë në alarm, pas zhdukjes së një nxënëseje të mitur. Bëhet fjalë për 17-vjeçaren, Maya Papadopoulou, e cila humbi gjurmët pasditen e djeshme.

Babai i studentes 17-vjeçare, George Papadopoulos, pretendon se vajza e tij u largua nga shtëpia për të bërë një shëtitje në qendër të Heraklion dhe që nga ajo kohë nuk është bërë e gjallë.

Ai thotë se ajo është larguar me një burrë, me të cilin kishte krijuar lidhje dashurore. Kjo lidhje kishte shkaktuar keqkuptime dhe mosmarrëveshje mes babait dhe vajzës.

“Maya jonë është zhdukur që nga dje në mesditë, kur na tha se do të dilte për një shëtitje në qendër të Heraklion. Pastaj ajo mbylli telefonin e saj celular dhe që prej asaj kohe është zhdukur. Kam disa dyshime sepse e di që ajo ka rënë në dashuri me një burrë që është disa vjet më i madh dhe dyshoj se mund të jetë me të. Unë kisha disa mosmarrëveshje me Mayan për këtë marrëdhënie dhe nuk më pëlqyen kushtet në të cilat jeton ky njeri. Unë i bëj thirrje kujtdo që e ka parë diku të na kontaktojë ne dhe policinë. Ajo nuk ka marrë rroba dhe para dhe nuk e di në çfarë gjendje është”, thotë babai i studentes së mitur për protothema.

Maya është e gjatë 1.65, mban syze dhe ditën kur u zhduk ajo kishte veshur një bluzë të kuqe, pantallona të zeza dhe çizme ngjyrë kafe.

Image
Maya Papadopoulou
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat