Mbyti gruan e tij 23-vjeçare para vajzës 4-vjeçare, gjykata jep vendimin për burrin vrasës

Evropë

Mbyti gruan e tij 23-vjeçare para vajzës 4-vjeçare, gjykata jep vendimin për burrin vrasës

Më: 16 janar 2021 Në ora: 06:20
Roberto Lo Coco

Gjykata së Rovigo, në Itali, dënoi Roberto Lo Coco me burg të përjetshëm, njeriun i cili më 8 tetor 2019, në moshën 28 ​​vjeç, mbyti gruan e tij 23-vjeçare Giulia Lazzari në apartamentin ku ata jetonin, në Adria (Rovigo).

Gruaja e re qëndroi në koma për nëntë ditë, më pas  vdiq.

Në dëshmitë u dëgjua teksa ai i tha gruas, Giulia Lazzari: Mbulo veten se nuk do të të vras, para se të kryente krimin.

Gjykata përjashtoi vrasjen me paramendim, por jo rrethanën rënduese të pranisë së vajzës, e cila ishte katër vjeçe. Çifti po ndahej. Lo Coco është tashmë në një burg në Verona. Në atë kohë ai po trajtohej për varësi nga heroina dhe kurrë nuk e mohoi që kishte kryer krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat