Situata nga Covid në Greqi/ Atika kalon në izolim, mbyllen shkollat në Athinë

Evropë

Situata nga Covid në Greqi/ Atika kalon në izolim, mbyllen shkollat në Athinë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Ilustrim

Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të rasteve me koronavirus, Atika do të futet në izolim. Autoritetet kanë vendosur që lockdawn-i të nis nesër nga ora 06:00 deri në 28 shkurt.

Po ashtu, mbyllen sërish në Athinë dhe zonën e gjerë të Atikës shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha kompanitë dhe dyqanet, përveç supermarketeve, njësitë ushqimore, farmacitë.

Ndërkohë, qarkullimi do lejohet vetëm për arsye madhore, me mesazh sms nga celulari për 6 lëvizje të caktuara, vizitë mjekësore, blerje ushqimesh, takime urgjente në sektorin publik, ndihmë urgjente ndaj njerëzve në nevojë, ceremoni mortore të familjarëve më të afërt dhe shëtitje me kafshët shtëpiake.

Komisioni i specialistëve është duke diskutuar dhe rastin e Selanikut.

Sipas të dhënave, shifrat e të infektuarve me covid-19 në Greqi do të shumëfishohen nga sot dhe ditët e ardhshme, ndërsa edhe numri i pacientëve në spital rritet me ritme shumë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat