Mbretëria e Bashkuar mund të jetojë me COVID-19, sikurse me gripin e zakonshëm – potencon sekretari britanik i Shëndetësisë

Evropë

Mbretëria e Bashkuar mund të jetojë me COVID-19, sikurse me gripin e zakonshëm – potencon sekretari britanik i Shëndetësisë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:45
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se ai shpreson që deri në fund të vitit,  vaksinat dhe trajtimet për COVID-19 do ta shndërrojnë sëmundjen në diçka me të cilën “jetojmë, sikurse gripi i zakonshëm”.

Sipas CNN, Hancock deklaroi se shpreson që deri në fund të vitit, “COVID-19 do të bëhet një sëmundje e shërueshme”.

Sekretari i Shëndetësisë potencoi se trajtimet e reja do të ishin thelbësore që ta shndërronin COVID-19 nga një pandemi që prek jetët tona në një tjetër sëmundje që do të duhej të jetonim, sikurse jetojmë me gripin sezonal.

Rreth 14 milionë njerëz janë vaksinuar me dozat e para në Mbretërinë e Bashkuar, dhe më shumë se 530 mijë janë vaksinuar plotësisht.

Hancock deklaroi se ishte i “sigurt” që vaksina do t’u ofrohej të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar deri në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat