Luhatje rekorde të temperaturave në Gjermani, ndryshim prej 42 gradëve brenda një jave

Evropë

Luhatje rekorde të temperaturave në Gjermani, ndryshim prej 42 gradëve brenda një jave

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Gjermania u godit së fundmi së pari nga i ftohti polar, dhe menjëherë pas kësaj sikur të kishte ardhur pranvera. Meteorologët thonë se vendi ka regjistruar ndryshimet më të mëdha javore të temperaturës që nga fillimi i matjeve.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka njoftuar se një lëkundje e tillë e temperaturës nuk është regjistruar kurrë brenda shtatë ditësh sikurse në stacionin meteorologjik Gottingen.

Atje më 14 shkurt është konstatuar temperatura prej – 23,8 gradë Celsius dhe një javë më vonë ishte 18,1 gradë. Ky është një ndryshim deri në 41.9 °C, raporton thelocalgermany.

Për të gjetur ndonjë gjë të krahasueshme, meteorologët duhej të arrinin shumë në të kaluarën. Rekordi i mëparshëm u regjistrua në maj 1880, në ditët e para të regjistrimit të të dhënave të motit. Në atë kohë, ndryshimi i temperaturës në një javë ishte 41 gradë.

Një rekord interesant rajonal u vendos gjithashtu të hënën në pjesën veriore të vendit. Në stacionin matës Neuwiedenthal, afër Hamburgut, u mat një shkallë 21.1. “Për herë të parë që kur ndodhën matjet, temperaturat në Hamburg tejkaluan 20 gradë në dimër”, raportoi DWD. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat