Burgoset burri që kërcënoi me bomba një spital në Britani nëse s’ia japin 10 milionë funte në formë Bitcoini

Evropë

Burgoset burri që kërcënoi me bomba një spital në Britani nëse s’ia japin 10 milionë funte në formë Bitcoini

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:46
Bitcoin

Një shantazhues është dënuar me burgim në Gjermani pasi kishte kërcënuar se do të hidhte në erë një spital në Britani të Madhe nëse s’i paguhen 10 milionë funte gjatë pandemisë së koronavirusit. Emil Apreda, 33-vjeçar, kishte pozuar si terrorist duke kërcënuar se do ta bombardonte një spital, nëse autoritetet s’do të pranonin ta paguanin në formë kriptovalute, Bitcoin.

Ai është dënuar me tre vjet burgim.

Pranverën e shkuar, Apreda u kishte dërguar 17 mesazhe kërcënuese autoriteteve.

Zyrtarët thanë se ata nuk e publikuan incidentin për shkak të frikës se njerëzit nuk do të kërkonin trajtim në spital për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe se pacientët me Covid-19 do të vdisnin nëse evakuoheshin.

Apreda ishte arrestuar më 15 qershor në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat