Ndoshta mund ta keni përdorur ndonjëherë një prej tyre, por a e dini se si prodhohen 45 mijë brisqe të ushtrisë zvicerane në ditë?

Evropë

Ndoshta mund ta keni përdorur ndonjëherë një prej tyre, por a e dini se si prodhohen 45 mijë brisqe të ushtrisë zvicerane në ditë?

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustruese

Sigurisht se mund ta keni përdorur ndonjëherë një prej tyre. Ata prodhohen mbi 10 milionë njësi në vit – fjala është për brisqet e ushtrisë zvicerane. Por, si arrin që fabrika t’i prodhojë 45 mijë copë në dit me një precizitet të paparë?

Brisqet e ushtrisë zvicerane qarkullojnë nëpër treg për më shumë se 130 vite. Fillimisht ishte destinuar vetëm për ushtrinë zvicerane nga Karl Elsener gjatë vitit 1891.

Këto brisqe tani prodhohen nga Victorinox, një nga fabrikat më të mëdha në Evropë për thika. Ajo u themelua në vitin 1884.

Fabrika kryesore e saj në Inbach të Zvicrës, prodhon thika të llojeve të ndryshme. Atyre u nevojiten vetëm 5 minuta që të prodhojnë një brisk xhepi – e në gamën e saj ka në dispozicion mbi 400 modele të ndryshme.

Baza e briskut është 85 % metal, 13 % krom dhe një përqindje më e vogël e llojeve tjera të metaleve. Çdo vit importohen mijëra tonelata çelik e krom. Nga kjo sasi prodhohen brisqet me trashësi 2 milimetra.

Se si prodhohen këto brisqe shikoni videon e publikuar më poshtë, dhe do ta kuptoni se pse ato eksportohen në më shumë se 120 vende të ndryshme të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat