Transplant rekord! Nëna 82-vjeçare i dhuron veshën dhe i shpëton jetën djalit

Evropë

Transplant rekord! Nëna 82-vjeçare i dhuron veshën dhe i shpëton jetën djalit

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:20
Operacioni parandaloi që 53-vjeçari, që vuante nga glomerulonefriti, të shkonte në dializë

Transplant rekord veshkash në Torino, Itali, ku një 82-vjeçare dhuroi një veshkë për të shpëtuar jetën e djalit të saj.

Operacioni parandaloi që 53-vjeçari, që vuante nga glomerulonefriti, të shkonte në dializë.

Operacioni dhe post-operacioni shkuan në rregull dhe tashmë nënë e bir ndodhen në banesën e tyre në shëndet të plotë.

Pacienti, pas viteve të gjata të përkeqësimit të ngadaltë, por progresiv të glomerulonefritit, po arrinte pragun e dializës. Ai ishte planifikuar për një transplant, por pritja mund të zgjaste me vite dhe kështu nëna e tij 82-vjeçare vendosi ti dhurojë një veshkë.

Që të dy u dërguan në spitalin Molinette të Città della Salute në Torino. Profesori Luigi Biancone, drejtori i Nefrologjisë dhe shefi i programit të transplantimit të veshkave në spital, dhe ekipi i tij vlerësojnë me kujdes situatën dhe, duke marrë parasysh gjendjen e shkëlqyer të 82-vjeçares, fillojnë procedurat e ekzaminimit për të verifikuar përshtatshmërinë për dhurim dhe transplantim.

Brenda një muaji, nënë e bir u shtruan në spital për menaxhimin nefrologjik të transplantit, të kryer me ekipin e kirurgëve vaskularë dhe urologëve, të drejtuar përkatësisht nga Aldo Verri dhe Paolo Gontero dhe me ndihmën anestetike të ekipit Roberto Balagna.

“Në vitet e fundit, transplantimi i dhuruesve të gjallë gjithashtu është rritur në vendin tonë, në drejtim të vendeve të Evropës Veriore. Përvoja rritet rrjedhimisht. Dhe në situata të konsideruara të vështira është e këshillueshme t’i drejtoheni qendrave të ekspertëve për një mendim.

Më pas pacienti i nënshtrohet një serie ekzaminimesh dhe vlerësimesh shumë të kujdesshme për ta lejuar atë të dhurojë në kushte rreziku minimal. Për sa i përket moshës së dhuruesit nuk ka asnjë kufizim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat