NATO i kundërpërgjigjet shpejt Rusisë: Kërcënimet ndaj Bosnjës janë të papranueshme

Evropë

NATO i kundërpërgjigjet shpejt Rusisë: Kërcënimet ndaj Bosnjës janë të papranueshme

Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:56
NATO

Në njoftimin për media të Ambasadës së Federatës Ruse në Sarajevë, e që nga mediat dhe politikanët boshnjakë po cilësohet si kërcënim, thuhet: “Nëse Bosnja dhe Hercegovina (BeH) ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, Rusia do të duhet të reagojë. Moska do ta konsideronte këtë si akt armiqësor”.

Në njoftimin e saj, që po cilësohet si kërcënim i hapur, Ambasadës ruse nuk i lenë pa i trajtuar edhe temat e pjesëmarrjes së shtetasve boshnjak në anën e grupeve terroristë në Siri, si dhe Pandeminë e COVID-19.

Ndaj këtij kërcënimi të hapur ka reaguar NATO-ja.

Në një deklaratë për N1 nga NATO-ja kanë thënë që secili vend e ka të drejtën sovrane të mbrojë aranzhmanet e veta të sigurisë,.

“A dëshirojnë vendet të vendosin për bashkëpunim me NATO-n, përmes rrugës së partneritet apo si anëtare fuqiplotë të Aleancës, kjo varet nga kërkesa individuale dhe nga 30 shtetet anëtare. Asnjë palë e tretë nuk ka të drejt të përfshihet apo të vendos veto në një proces të tillë. Të gjitha kërcënimet në këtë rrafsh janë të papranueshme. Koha e sferës së ndikimit ka kaluar. NATO-ja dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë bashkëpunim shumëvjeçar. Bashkëpunimi me NATO-n nuk prejudikon asnjë anëtarësim të mundshëm në të ardhmen të Bosnjës dhe Hercegovinës në NATO”, ka thënë Oana Lungescu, zëdhënëse e NATO-s.

Nga Aleanca Veri-Atlantike kanë thënë se e respektojnë në plotni sovranitetin dhe pavarësinë e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përshendesin kontributin e vazhdueshëm të këtij shteti në sigurinë euroaltantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat