Kisha të shumta në Austri ngritën flamurin e komunitetit LGBT-i, rebelohen kundër vendimit të Vatikanit

Evropë

Kisha të shumta në Austri ngritën flamurin e komunitetit LGBT-i, rebelohen kundër vendimit të Vatikanit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Kisha Katolike në Hard Parish është një nga shumë në Austri që kanë vendosur të ngrenë flamurin në formë të ylberit, në shenjë solidariteti me komunitetin LGBT.

Vatikani njoftoi muajin e kaluar një vendim që Kisha nuk mund të bekojë partneritete të të njëjtit gjini.

Zyra e fuqishme e Vatikanit përgjegjëse për mbrojtjen e doktrinës së kishës, Kongregata për Doktrinën e Besimit, (CDF) ka vendosur që bashkimet e gjinisë së njëjtë nuk mund të bekohen pavarësisht nga “elementet pozitive” të saj.

“Zoti kurrë nuk pushon së bekuari secilin nga fëmijët e tij pelegrinë në këtë botë … megjithatë, ai nuk e bekon dhe nuk mund ta bekojë mëkatin”, shkruan në deklaratën e tyre.

Menjëherë pasi u ngrit flamuri i ylberit, dikush u përpoq ta shkatërronte atë. Disa ditë më vonë, një flamur tjetër përpara kishës, gjithashtu në shtetin perëndimor të Vorarlberg, u dogj dhe një i tretë u vodh, raporton france24.

Përkundër përshtypjes që mund të fitohet nga incidente të tilla, hulumtimet tregojnë se opinioni publik austriak është plotësisht në anën që bashkimet e të njëjtit seks duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Në Austri, martesa e të njëjtit seks ka qenë e ligjshme që nga viti 2019 dhe një sondazh i kryer javën e kaluar tregon se 64 për qind e austriakëve kundërshtojnë vendimin e fundit të Vatikanit. Vetëm 13 për qind thanë se e kuptonin pozicionin e Vatikanit.

Austria është ende kryesisht katolike dhe Kisha përfshin pak më shumë se pesë milionë besimtarë në një vend me 8.8 milionë banorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat